Panuçi analizon Serinë A dhe zbulon gabimin e Spaletit: Juvja po bën kampionatin e vet

Kristian Panuçi duket se do të merret tashmë me analizën e ekipeve të Serisë A italiane pasi ende nuk ka gjeutr një punë si trajner pas largimit nga Shqipëria. Tekniku italian që është përfolur shpesh se mund të bëhet trajner i Romës, ka analizuar së fudnmi situatën e Interit dhe Napolit.

Ai shprehet në një intervistë për “TMW” se Spaleti është një trajner i mirë që nëse arrin vendin e katërt në klasifikim, mund të konsiderohet diçka pozitive duke pranuar se duhej të bënte më shumë në Champions.

“Juventusi po bën kampionatin e tij dhe ka arritur ta fitojë me meritë të plotë. Për Interin mbetet të shihet pasi këtë vit duhet të luftonte me Napolin por nuk kishte sukses. Mbetet për të parë në vazhdim pasi ka një të ardhme të mirë. Luçiano Spaleti është një luftëtar dhe ka bërë zgjedhje të mira. Ndoshta duhet të bënte pak më shumë në Champions por nëse arrin në katërshen e parë, e arrin objektivin e tij. Ka një kontratë dhe them se po e bën në mënyrën më të mirë. Po bën një punë të mirë dhe po vendos skuadrën para me eksperiencën e tij”, tha mes të tjerash Panuçi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/