Overmars qartëson situatën tek Ajaksi, kush qëndron dhe kush ikën nga kampionët holandezë

Rreziku për shpërbërjen e skuadrës që mahniti Europën këtë sezon në Champions, është konkret. Lojtarët më të mirë të Ajaksit kërkohen nga klubet më të mëdhenj europianë, por ai që qartëson gjithçka në këtë moment është drejtori sportiv Mark Overmars.

Ai u ka mbyllur derën të gjithë klubeve që kërkojnë trajneri Erik ten Hag, ndërkohë që ka qartësuar gjithçka sa i takon të ardhmes së disa lojtarëve. Pas shitjes së Frenki de Jong te Barcelona, gati për të firmosur për një ekip të madh është edhe Mathijs de Ligt.

Për “Telegraaf”, Overmars ka hedhur poshtë zërat për shitjen e Doni van de Bek dhe ka pohuar se Ziesh mund të shitet: “Van de Bek është rritur shumë dhe meriton të shpërblehet. Nuk duam ta humbim. Kemi filluar bisedimet për përmirësimin e kontratës së tij.

Ziesh? Shumë klube janë të interesuar për të dhe mund të largohet nga Ajaksi në momentin që vjen një ofertë e rëndësishme. Mund të ndodhë, sepse paraqitja e tij në Champions ka bërë për vete shumë klube të tjerë”, – ka thënë drejtuesi i klubit holandez. / Vipsport.al