Operacioni anti-drogë, në pranga ish-futbollisti i Kategorisë së Parë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, në një operacion të gjerë të kryer në të gdhirë dhe deri në mesditën e sotme në qytetin e Sarandës dhe Gjirokastrës, kanë arrestuar  8 persona, me akuzën për ‘trafik ndërkombëtar droge’.

Mes të arrestuarve është  edhe Adrian Xhibro, mbrojtësi i cili aktivizohet këtë sezon me ekipin e Delvinës, në grupin B të Kategorisë së Dytë. Xhibro ka luajtur edhe në Kategorinë e Parë, me skuadrën e Butrintit të Sarandës, por edhe me Dinamon dhe Albpetrolin e Patosit disa vite më parë.

Të arrestuarit janë dërguar drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë ku pritet që të dalin para tigave të zeza dhe të njihen me masën e sigurisë.

E.S./Vipsport.al/