Objektivi Champions, Partizani projekton rikthimin e bujshëm

Partizani, tashmë që çështja e titullit është siguruar, madje duke u zyrtarizuar si “pronë” e të kuqve tri javë para fundit të sezonit, po kërkon të përforcohet dhe sytë i kanë hedhur nga “ish”-ët. “RTSH Sport” raporton se kanë nisur bisedimet për transferimin te të kuqtë të mesfushorit Ylber Ramadani.

Mesfushori i cili erdhi si një lojtar me perspektivë dhe nga aktivizimi me të kuqtë në Superiore, por edhe në Kupat e Europës u shit verën e vitit 2017 te Velje në Danimarkë, në 30 qershor del lojtar i lirë pasi i përfundon kontrata me danezët.  Partizani do ta priste me derën hapur një lojtar si Ramadani, po ashtu edhe vetë lojtari.

Kujtojmë që ka qenë ish-trajneri i Partizanit, italiani Adolfo Sormani, ai i cili u bë trajner i Veljes dhe e mori me vete edhe mesfushorin. Por, duket se tashmë që Sormani nuk është pjesë e stolit të danezëve dhe përfundimi i kontratës mund të ndikojë që mesfushori të rikthehet në Superiore dhe tek të kuqtë, pasi edhe vetë Ramadani e ka humbur vendin e titullarit.

E.S./Vipsport.al/