Nuk rinovoi me Junajtid, mesfushori pranë marrëveshjes me PSG

Ander Herrera është i larguari i parë nga Mançester Junajtid. Mesfushori refuzoi rinovimin teksa mbeti i pakënaqur nga mënyra si klubi i ‘Djajve të Kuq’ e trajtoi. Spanjolli kërkoi një rritje page, teksa rroga e tij ishte 130.000 paund në javë. Ndërkohë, Aleksis Sançez i cili këtë sezon është aktivizuar me pikatore për shkak të formës së dobët paguhej 500.000 paund në javë.

Diçka që në klub kishte krijuar xhelozi dhe në këtë formë mesfushori kishte të drejtë të kërkonte një rritje rroge. Por, klubi nuk përmbushi dëshirat e futbollistit që vendosi të largohej. Një zgjedhje e cila nuk u prit mirë as nga fansat të cilët e konsideronin mesfushorin pjesë të rëndësishme të skuadrës. Herrera është pranë një marrëveshje me PSG, ndërsa sigurisht te francezët do të përfitojë një shumë më të lartë.

Një strategji e gabuar nga Junajtid në lidhje me menaxhimin e pagave të lojtarëve, teksa edhe portieri De Gea nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin anglez për të rinovuar kontratën.

/EgiCabeli-VipSport.al/

more recommended stories