Nuk ndalet Dortmundi në merkato, bëhet zyrtar nënshkrimi me Hazard

Borusia Dortmund nuk ia doli edhe në këtë sezon të ndalte Bajernin e Mynihut në rrugën drejt titullit kampion. Edhe pse skuadra e drejtuar nga trajneri Lusien Favre luftoi deri në ndeshjen e fundit të kampionatit, sërish mbeten duarbosh nga sezoni.

Në këtë formë, verdhezinjtë kanë nisur nga humbur kohë nga puna për sezonin e ardhshëm, ku përsëri objektiv do të jetë kampionati. Pas përforcimit të parë me mbrojtësin e Kombëtares gjermane, Kevin Shulc nga Hofenhajm, Dortmundi ka zyrtarizuar edhe afrimin e dytë. Bëhet fjlaë për sulmuesin e Borusia Mynshengladbah, Torgan Hazard, i cili është edhe vëllai i Eden Hazard.

Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës ka firmosur një kontratë 5-vjeçare. Ndërkaq, drejtori sportiv i Gladbahut Zork, u shpreh i lumtur se Torgan Hazard do të bashkohet me skuadrën pasi sipas tij Hazard është një lojtar me shpejtësi dhe cilësi në finalizim.

/EgiCabeli-VipSport.al/