Nuk ka më dyshime për të ardhmen e Grizman, prezantimi te skuadra e re bëhet javën e ardhshme

Antuan Grizman nuk do të vazhdojë më aventurën e tij në Madrid me Atletikon dhe këtë e konfirmoi vetë klubi spanjoll nëpërmjet një komunikate për shtyp. Sulmuesi francez ende nuk ka dhënë indicie se ku do të luajë në të ardhmen, megjithatë mediat spanjolle kanë bërë të ditur të ardhmen e tij.

Ditën e sotme është raportuar se nuk ka më dyshime dhe se Barcelona do të firmosë me Grizmanin për vitet e ardhshme. Komunikimi zyrtar do të bëhet javën e ardhshme ku edhe Grizman do të luajë ndeshjet e fundit me fanellën e Atletikos para se të kalojë në ‘Camp Nou’.

Sulmuesi francez ka qenë dëshira e Barcelonës prej vitesh dhe sezonin e kaluar ishte një fakt i kryer por doli vetë Grizman në një video-konferencë duke zbuluar se dëshira e tij ishte që të qëndronte në Madrid dhe se nuk do të largohej. Dashuria mes Grizman dhe Atletikos, zgjati edhe një vit dhe largimi nga ‘Wanda Metropolitano’ tashmë është një fakt. /Erjon Allaraj-VipSport.al/