Nuk i kishte menduar ndeshjet në ditën e dasmës, ylli i Izraelit refuzon ftesën e Kombëtares

Të shumta janë rastet kur futbollistët ankohen për shkak se iu mungon një ftesë nga ekip i tyre kombëtar, por duket se ka edhe raste kur mbi kombëtaren ka të tjera planbe. Këtë e ka treguar ylli i Izraelit, Moanes Dabur i cili aktivizohej me Salcburgun por tashmë ka firmosur me Seviljan.

Dabur ka marrë ftesën e tij nga trajneri i Izraelit për dy ndeshje ndaj Letonisë dhe Polonisë për kualfikueset e Europianit, p[or kjo ftesë është hedhur poshtë. Futbollisti martohet këto ditë dhe duket se nuk iu ka bërë planet mirë kur ka caktuar ditën në të cilën do të martohet.

Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja që ka refuzuar duke qenë se i duhet të përgatitet ditën më të rëndësishme të jetës së tij. Tashmë mbetet të shihet vetëm vendimi i Federatës për të kuptuar nëse Dabur do të ftohet më apo jo në Kombëtare. /Erjon Allaraj-VipSport.al/