Një shqiptar ndihet lider në Rumani, Papa i bën të gjithë për vete!

Enriko Papa, ish-mesfushori me tipare sulmuese që ka luajtur në Superiore me disa ekipe, duke filluar që nga Apolonia, Bylisi, Lushnja, Teuta, Tirana e Lushnja duket  epo bën një sezon mjaft të mirë në Rumani, ku luan në radhët e skuadrës së Botosanit.

Papa tashmë është në kulmin e karrierës dhe në radhët e skuadrës rumune ka spikatur me performancën e tij dhe këtë e tregojnë edhe aktivizimet, ku ka luajtur 31 ndeshje, çka do të thotë se është nga lojtarët më shumë të aktivizuar.

Në ndeshjen e fundit ë skuadra e tij fitoi ndaj gaz Metanit, të premten, papa luajti 90 minuta, e madje ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e blertë.

Enriko Papa ka marrë edhe disa oferta nga skuadra të njohura të elitës rumune, por do të jetë vetë mesfushori që do të vendosë pas pak ditësh, pasi drejtuesit e klubit aktual duan që ta mbajnë me patjetër edhe për sezonin e ardhshëm. Tashmë varet nga oferta më e mirë…

E.S./Vipsport.al/