Një familje në Superiore, dy vëllezërit mund të lënë Kosovën dhe të rikthehen në Shqipëri

Në Kosovë, në dy sezonet e fundit është përhapur shpejtë moda e trajnerëve por edhe lojtarëve të Superiores që kanë spikatur dhe po luajnë në IPKO Superliga. Mirel Josa,Starova, Magani, Devolli, Nikaj e ndonjë tjetër kanë spikatur me punën e tyre si në elitë ashtu edhe në ligën e parë të shtetit fqinj.

Por, duket se një pjesë e lojtarëve kanë menduar që të rikthehen sërish në Superiore duke qenë se edhe ofertat që kanë shkuar në drejtim të tyre nga skuadrat pjesëmarrës enë sezonin e ardhshëm janë edhe më bindëse.

Bëhet fjalë për Endri dhe Artur Maganin, ndërsa babai i tyre Gugash Magani e ndërpreu në mes punën me skuadrën e Trepçës’89.

Endri dhe Artur Magani që kanë luajtur edhe në elitë me ekipe të njohura duket se do të rikthehen sërish këtë verë në Shqipëri, ndonëse kanë marrë oferta edhe nga kampionate të huaja.

E.S./Vipsport.al/