Një ëndërr 10-vjeçare, jo vetëm Besa në Kavajë tani edhe një komunë synon Kategorinë e Parë!

Në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptarë kanë bërë histori edhe skuadra komunash. Disa tashmë janë ende pjesë e garës e disa të tjera nuk marrin më pjesë apo ndodhen në Kategorinë e Dytë. Mjafton që të përmendim Adën e Velipojës apo dhe Shënkollin.

Por këtë sezon është një tjetër skuadër apo komunë që kërkon të bëhet pjesë e Kategorisë së Parë. Luzi i Vogël në Kavajë që ka 10 vite që merr pjesë në Kategorinë e Dytë, aty ku kanë luajtur edhe futbollistë që kanë qenë pjesë e skuadrave të kategorisë së Parë, e tek-tuk edhe ndonjë nga elita.

Disa ditë më parë luajtën me Elbasanin për herë të parë një ndeshje “Play-offi” për t’u ngjitur por nuk ja dolën. Nesër në orën 14:00 kanë një tjetër shans, në Fier ku do të luajnë me Shkumbinin. Do të kenë mbështetje nga tifozët deh kërkojnë që jo vetëm Kavaja e Rrogozhina të jenë në kategorinë e Parë, por edhe ata…

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories