Një derbi tradicional i Myzeqesë edhe te moshat, “Delegatët” gati të “pushtojnë” Fierin!

Lushnja e futbollit ka “armën” më të fortë dhe ata janë tifozët. Këtë e kanë treguar, jo vetëm në Superiore, por edhe në Kategorinë e parë, apo duke mbështetur edhe ekipet e moshave.

Skuadra U-19 e drejtuar nga ish-sulmuesi dhe kapiteni i Lushnjës së bujshme të periudhës së Xhaferrit, Elmaz Çukani duket se luan finalen e sezonit, të shtunën në orën 12:00 në “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit, aty ku “Delegatët” kanë premtuar se do të jenë të shumtë.

E madje të braktisur nga klubi dhe me një organizim special me iniciativën e tyre kanë menduar që të mbështesin skuadrën U-19 që këtë sezon ka shkëlqyer ndaj bashkëmoshatarëve të vet!

Ndonëse për Lushnjën e madhe sezoni ka përfunduar para kohe, për skuadrën e të rinjve dhe tifozët nuk është kështu, fundjava pritet që të jetë ndryshe në qytetin myzeqar!

E.S./Vipsport.al/