Nga ftesa kuqezi te ceremonia e trofeut, Trashi: Presidenti premtoi një festë që nuk do harrohet në Shqipëri

Një sezon i shkëlqyer me Partizanin ka kthyer përsëri Lorenc Trashin në radhët e përfaqësueses, duke e bërë për të dytin grumbullim radhazi pjesë të saj. Këtë herë nuk ka qenë i vetëm përkrah Hoxhës, pasi në listën paraprake të atyre që janë vënë nën urdhrat e Edi Reja kanë qenë edhe Telushi e Mala.

“Kur na lajmëruan u gëzuam që jemi të katërt në kombëtare. U gëzuam shumë se të jesh 4 nga një ekip është gëzim i madh. Mendoj se është folur shumë për Telushin e ka merituar edhe po të mss dilte kampion do ta merrte një ftesë. Mendoj se kjo pritej. Do të dëshiroja ta kisha një ftesë edhe të hënën e kam shumë shpresë që do ta kem”, tha Trashi për “SuperSport”.

Por para të hënës, atë e pret një emocion i madh, festa e titullit kampion me dorëzimin e trofeut të shumëpritur prej kohësh.

“Derbi më shumë ka folur për ne si Partizan. Mendoj se emocionet e forta do të jenë me Kupën të dielën, tifozët e unë e kemi pritur kaq shumë vite më padurim. Presidenti ka premtuar festën e shumëpritur dhe do të bëjmë. Ka thënë nuk do të harrohet kollaj në Shqipëri, do ta bëjmë madhështore dhe ne po e presim”, tha ai. /vipsport.al/