Nga dështimi me Kombëtaren e Italisë, Venturës i del emri te skuadra e Serisë B

Xhan Piero Ventura gjithnjë do të kujtohet për eksperiencën e dështuar me Kombëtaren e Italisë. Trajneri nuk arriti t’i kualifikonte për në Botërorin e Rusisë, ndërsa ishte hera e dytë në histori për të kaltrit që nuk ishin pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm për skuadrat kombëtare.

Sigurisht, një dështim që do ta ndjekë Venturën nga pas, teksa fansat italianë nuk ja falën dështimin pasi sipas tyre ai ishte shkaktari kryesor për faktin se ngelën jashtë Botërorit. Megjithatë, Ventura është një trajner me shumë vite eksperiencë ndërsa ka trajnuar ekipe të ndryshme. Së fundmi ish-teknikut të Italisë ka mundësin për të marrë drejtimin e Salernitanës në Serinë B.

Klub i cili është në pronësi të presidentit të Lacios, Kludio Lotito. Trajneri dhe presidenti ndajnë një miqësi prej vitesh, ndërsa në këtë situatë Ventura mund ta pranojë stolin e Salernitanës. Gjithsesi, duket se pas aventurës me Kombëtaren edhe karriera e trajnerit ka pësuar një rënie të lirë.

/EgiCabeli-VipSport.al/