Nga bankat e shkollës në Europa League, në turne do të marrë pjesë edhe një ekip universitar

Edicioni 2019-2020 i Europa League do të shënojë një pjesëmarrje historike pasi për herë të parë, një ekip universitar, me lojtarë që ndjekin studimet e nuk paguhen për të luajtur, do të marrë pjesë në fazën paraeliminatore të turneut. Kardif Metropolitan FC është risia e këtij turneu, një skuadër universitare e cila ka arritur që brenda pak vitesh të kalojë nga liga e katërt në Uells, në elitën e futbollit në këtë vend dhe për më tepër të sigurojë një vend në Europë.

Ekipi i Universitetit të Kardif është krijuar në vitin 2000 dhe në fillim pakkush e mendonte se do të arrinte të bënte ndonjë gjë domethënëse pasi bëhej fjalë për studentë që do të luanin futboll fundjavve, në kohën e lirë mes mësimeve e provimeve, Askush nuk paguhet, ët gjtiëh me statusin e amatorit që kujdesen vetë për gjithçka. Një ekip me të rinj, pasi më i vjetri është 27-vjeçar, pjesëmarrës në kurse të ndryshme universitare mes të cilave edhe ata që ndjekin Doktoratura apo Master në psikologji sportive, stërvitje, analiza rendimenti. Të gjithë të lidhur me sportin me pak fjalë, por që pakkush e mendonte se do të kthenin teorinë në praktikë.

Në finalen e play-off ekipi mundi me penallti Bala Taun, një skuadër e cila ka luajtur rregullisht në Ligën e Europës në sezonet e fundit, me portierin Uill Fuller që u kthye në heroin e ndeshjes duke pritur tre gjuajte nga pika e bardhë që afron këtë ekip futbolli amator me atë të rëndësishëm europian. /vipsport.al/