Neziri zbulon defektet e Kastriotit: Ja çfarë na dëmtoi që ramë nga Kategoria, Devolli na ndryshoi

Kastrioti ishte padyshim surpriza e këtij sezoni sidomos në dy fazat e fundit ku nga 10 pikë që kishte në total, nisi të shpresonte se mund të mbijetonte dhe e zgjati luftën për mbijetesë deri në fund të kampionatit. Në ndeshjen ndaj Kukësit, Kastrioti u mund duke parë edhe fitoren që Tirana po merrte në kryeqytet ndaj Flamurtarit, shanset ishin zero për të mbijetuar.

Në një prononcim për “Supersport”, Sokol Neziri u shpreh se Kastrioti gaboi në merkaton e verës ndërkohë që gjithçka ndryshoi në janar. Futbollisti i krutanëve tha mes të tjerash se skuadra ndryshoi me emërimin e Devollit si trajner.

“Ishte fillim i keq dhe u gabua në fillim me afrimet e bëra, por në janar me sinqeritet po them se me ardhjen e Devollit kishte 100% ndryshime. Në 2 fazat e para kishim vetëm 10 pikë ndërsa në 2 fazat e dyta nuk i rikuperuam dot pikët pasi patëm bërë një sezon skandal”, tha Neziri. /VipSport.al/