Nejmar nuk gjen qetësi, jepet tjetër dënim për të dhe humbet finalen

Nejmar po kalon një moment të vështirë, ku sikur të mos mjaftonte dëmtimi i pësuar dhe dënimi që iu dha për në Kupat e Europës me 3 ndeshje pezullim, sot ka ardhur një tjetër pezullim për yllin brazilian. Ai do të mungojë në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke shtuar këtu edhe pezullimin prej 2 ndeshjesh që në total përkthehet në 5 ndeshje pezullim.

Nejmar goditi me grusht pak ditë më parë një tifoz i cili e kishte “këshilluar” për të mësuar që të luajë futboll. Momenti kur Nejmari goditi tifozin, ka bërë xhiron e botës në rrjet dhe ditën e sotme ka ardhur vendimi për të.

Në këtë mënyrë, Nejmar e mbyll zyrtarisht sezonin duke qenë se kanë mbetur edhe 3 ndeshje kampionat, ndërkohë që PSG luan edhe në finalen e Superkupës së Francës ndaj Renes. Edhe në këtë takim, Nejmar do të mungojë sërish ku përballë është i njëjti kundërshtar ndaj të cilit PSG humbi Kupën e Francës dhe nxori nga vetja Nejmarin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/