

Berat Gjimshiti nuk është më një surprizë në kampionatin italian, duke qenë se është kthyer në një element të rëndësishëm për Atalantën. Mbrojtësi kuqezi po kalon një moment mjaft të mirë te bergamaskët dhe po gjen në mënyrë të vazhdueshme minuta, ku edhe ka shënuar e ka asistuar.
Mbrojtësi kuqezi që deri pak muaj më parë ishte i vetmi që nuk llogaritej për sezonin dhe që mendohej se do të largohet me kalimin e javëve. Në fakt, ka ndodhur e kundërta për shkak se Gjimshiti ka pësuar një rritje të madhe në cilësi dhe njëkohësisht në vlerën në treg.
Atalanta ka sot mundësinë e fundit për të bërë një ëndërr realitet duke qenë se është shumë pranë kualifikimit për në Ligën e Kampionëve. Atalanta luan në shtëpi ndaj Sasuolos dhe njëherë tjetër, ashtu si edhe në javët e kaluara, Gjimshiti do të luajë nga minuta e parë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Sfidë e veçantë për Skënderbeun në Laç, do ta luajë pa trajner
Skuadra e Skënderbeut nuk po noton.
Iliria në merkato, rikthen dy lojtarë me eksperiencë
Iliria në Kategorinë e Dytë ka.
Jo vetëm merkato, Partizani ka gati edhe Çinarin në derbi
Jo vetëm hapja e merkatos, por.
Vetëm një javë në Ballsh, braziliani zgjidh marrëveshjen me Bylisin
Braziliani Neto Markolino është futbollisti i.
Leave a Comment