Në Greqi e shohin të larguar nga Aris, Basha insiston: Kam edhe një vit kontratë

Kur mbërriti në Selanik, tifozët dolën ta pritnin në aeroport si një yll. Por sezoni i parë i Migjen Bashës, kapiten për disa ndeshje te Aris Selanik, nuk shkoi siç pritej dhe futbollisti tashmë është shumë pranë largimit nga Greqia.

Mediat greke insistojnë se klubi do t’i prishë kontratën për ta shpallur të padëshiruar duke mos respektuar marrëveshjen që ka me të, edhe pse futbollisti nuk ka ndër mend të largohet të paktën pa marrë një dëmshpërblim të majmë nëse grekët insistojnë që ai të largohet. Ndaj nuk është rastësi që sot, në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Basha ka shpjeguar që ka kontratë edhe për një tjetër vit në Greqi.

“Sezoni ishte shumë i vështirë për në fund arritëm të dilnim në vendin pestë dhe kjo do të thotë kualifikim në Ligën e Europës. Ishte shumë rëndësishme për klubin të arrinte këtë objektiv pas shumë vitesh me probleme të mëdha. Kam një kontratë njëvjeçare të mbetur me Aris dhe pas përfundimit të saj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ishte shpjegimi i Bashës. /vipsport.al/