Ndeshja e fundit në “San Siro”, shumë lojtarë të Milanit do përshëndeten me tifozët

Milan-Frozinone do të jetë ndeshja e fundit e sezonit në “San Siro” për skuadrën kuqezi. Dhe do të jetë ndeshja e lamtumirës për shumë pjesëtarë të Milanit aktual, duke nisur nga trajneri Gatuzo.

Donaruma dhe Romanjoli janë dy titullarë shumë të rëndësishëm të Milanit, por që në verë mund të sakrifikohen për të rregulluar bilancin. Askush nuk e dëshiron shitjen e tyre, por gjithçka mbetet e hapur. Me siguri do të jetë ndeshja e fundit e Muzakios në “San Siro”, por edhe e Abates dhe Zapatës.

Në këtë stadium, Kesi dhe Bakajoko ishin protagonistë të gafës me fanellën e Açerbit. E paqartë e ardhmja e Kesi, ndërsa për Bakajokon aventura kuqezi mbyllet këtu. Bertolaçi, Mauri dhe Montolivo do të përshëndeten me tifozët e Milanit, nëse do të jenë të grumbulluar.

Suso dhe Çalhanoglu po ashtu nuk e kanë të qartë të ardhmen dhe Milani rrezikon të mbetet pa boshtin e tij. Nëse një klub ofron 40 milion euro për spanjollin,  edhe ai mund të llogaritet i larguar. Edhe Çalhanoglu është në merkato dhe ndeshja më Frozinonen për të gjithë këta mund të jetë e fundit. / Vipsport.al