Napoli vendos çmimin e Hysajt për Atletikon dhe firmos me pasuesin, Sarri i kërkon ta presë

Napoli ka arritur të gjejë pasuesin e Elseid Hysajt dhe këtë e ka raportuar ditën e sotme gazeta italiane “Tutto Sport”. Xhovani Di Lorenco të jetë futbollisti më i ri i napolitanëve dhe zyrtarizimi i tij te të kaltërit pritet që të bëhet ditët në vijim duke qenë se e njëjta gazetë raporton se Napoli ka firmosur me mbrojtësin italian.

Ky afrim shton më shumë zërat për një largim të mundshëm të Hysajt nga Napoli dhe në zyrat e klubit ka mbërritur një tjetër interesim nga Spanja. Atletiko Madridi duket se nuk është dorëzuar ende dhe do me çdo kusht shërbimet e shkodranit por asgjë nuk është e sigurt dhe Napoli nuk ka ndërmend të lëshojë rrugë.

Klubi italian i ka bërë të qartë edhe Atletikos se do ta lejojë të largohet vetëm nëse paguhet klauzola që arrin në 40 milionë euro por duke parë sezonin e Hysajt, vështirë që mund ta paguajë kush. Kështu, Napoli synon të mbajë për vete Hysajn dhe pse jo t’i ofrojë rinovimin e kontratës. Sakaq, në Itali raportojnë se Sarri i ka kërkuar të mos lëvizë deri sa të zbardhet edhe e ardhmja e trajnerit italian të Çelsit.