Napoli nuk ka më preferenca për Hysajn, në verë për të diskutohen vetëm milionët

Elseid Hysaj do të luajë ndeshjet e fundit të karrierës së tij te Napoli në këto javë përmbyllëse të Serisë A dhe pastaj do t;u japë lamtumirën napolitanëve. Përtej Adriatikut janë të bindur që tani se për futbollistin nuk ka më hapësira në klube dhe se presidentin De Laurentis ka udhëzuar drejtorin sportiv  që të gjejë zëvendësuesin e tij, duke piketuar 2-3 emra. E vetmja pengesë është çështja e shifrës që duhet paguar për kartonin e mbrojtësit shqiptar.

Një vit më parë, Napoli refuzoi të lejonte lojtarin t’i bashkohej Mauricio Sarrit te Çelsi edhe pse kjo e fundit ishte gati të paguante klauzolën 50 milionë euro. Ndonëse lojtari kishte gjithçka gati në Londër, klubi e ndaloi transferimin e tij, edhe pse bëhej fjalë për një shifër të konsiderueshme.

Këtë verë te Napoli nuk do të vendosin më as klauzola e as pengesa drejt klubit ku mund të shkojë futbollisti. Kësisoj, Hysaj mund të transferohet edhe te rivalët direkt në luftën për Champions, mjafton që ata të kënaqin De Laurentis financiarisht. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, presidenti ka vendosur që Hysajn ta shesë te ai që ofron më shumë, pasi është bindur që futbollisti i përfaqësueses shqiptare nuk mund të përshtatet me futbollin e  Ançelotit dhe vetë lojtari nuk do të qëndrojë e kthehet në futbollist stoli. /vipsport.al/