“Na larguat të vetmin kuksian, a nuk keni turp”, tifozët e Kukësit sërish kundër klubit (FOTO)

Kukësi ka pësuar ndryshime të shumta dhe së fundmi, legjenda e klubit verilindor, Rrahman Hallaçi u largua nga posti i zv.trajnerit dhe vetë klubi, njoftoi se ishte dëshira e Hallaçit për t’u larguar. Në fakt, e vërteta duket se është ndryshe dhe këtë e ka treguar vetë Hallaçi në një postim në “Facebook”.

Ai shprehet se nga Kukësi nuk do të largohej kurrë dhe se kjo nuk ishte mënyra e duhur për ta larguar. Ish-kapiteni i Kukësit do të drejtojë Internacional U19 sipas klubit verilindor që fillimisht i kishte ofruar Kukësin B por Hallaçi e kishte refuzuar.

Në rrjete sociale, të gjithë tifozët kanë qenë në krahun e Hallaçit duke dalë kundër largimit të tij dhe mënyrës se si klubi ka vepruar me të. “S’keni turp, na larguat të vetmin kuksian që kishim”, “Turp dhe faqe e zezë”, ishin disa nga komentet e tifozëve. /VipSport.al/