Murinjo flet për ish-klubin: Problemi nuk është vetëm Pogba, të dilja i dyti me Junajtid ishte arritje e madhe

Hoze Murinjo është rikthyer të flasë për ish-klubin e tij, Mançester Junajtid. Portugezi dhe Djajtë e Kuq nuk u ndanë në mënyrën më të mirë teksa klubi u detyrua ta largonte luzitanin për shkak të rezultateve të dobëta por edhe marrëdhënieve të vështira me lojtarët, veçanërisht me Pol Pogba.

Mbi këtë temë, “The Special One” u shpreh se Junajtid ka shumë probleme të thella në organizim, në ambicie dhe se Pogba nuk është problemi i vetëm. “Problemet janë aty, ka të bëjë me organizimin me ambicien, nuk mund të them se Pogba është përgjegjësi kryesor.

E kam edhe 9 apo 10 muaj më parë, të dilja i dyti me Junajtid ishte arritja më e madhe pas fitimit të 8 kampionateve. Tani njerëzit më kuptojnë. Nuk dua të bëj analizë publike për Junajtid, nuk ka nevojë sepse koha i tregon të gjitha”, u shpreh Murinjo.

/EgiCabeli-VipSport.al/

more recommended stories