Murinjo: Finalet nuk luhen por fitohen, e rëndë nëse Klop humbet sërish

Zhoze Murinjo është ende në pritje të një ekipi me të cilin mund të vazhdojë karrierën e tij pasi që nga koha kur u pushua nga Mançester Junajtidi, nuk ka arritur të gjejë një skuadër të re edhe pse interesimet nuk kanë munguar. Së fundmi, trajneri portugez ka folur në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve.

Ai ka pranuar se do të ishte e rëndë nëse Klop humbet në finalen e Ligës së Kampionëve, duke mos i kursyer edhe fjalët e mira për të. Murinjo ka folur sakaq edhe për Totenhemin dhe të mirat që mund të sjellë Championsi.

“Nëse Liverpuli fiton trofeun, do të ishte arritje e një objektivi të madh ndërsa nëse humbet do të thotë se ka humbur 3 finale dhe kjo është e rëndë. Megjithatë, Klop është një njeri pozitiv dhe jam i sigurt se po mendon vetëm të fitojë. Nëse ky do të jetë trofeu i parë, do të ishte fantastik dhe mund të sillte edhe shumë të tjerë. Finalet nuk luhen, por fitohen”, tha Murinjo. /Erjon Allaraj-VipSport.al/