Mungoi ndaj Flamurtarit, në Krujë rikthehet mbrojtësi titullar

Kastrioti do të jetë i plotë në ndeshjen me Tiranë. Krutanët kanë nisur përgatitjet për takimin decciziv me bardheblutë dhe ata synojnë marrjen e pikëve maksimale. Duhet theksuar se Kastrioti deri më tani ka mbajtur hapur garën e mbijetesës.

Ndaj Tiranës, skuadra e trajnerit Bledar devolli do të jetë e plotë, pasi rikthehet edhe mbrojtësi i linjës së djathtë, Lukman Hysein. Ky i fundit ka qenë titullarë këtë sezon në krahun e djathtë të prapavijës dhe një nga lojtarët më stabël.

Krutanët kanë dy pikë më pak se Tirana dhe sfida e fundjavës në kryeqytet vendos shumë për të dyja skuadrat.

E.S./Vipsport.al/