Muça: Kjo është Tirana më e dobët e 30 viteve. Gega me fat se unë humba 9 ndeshje pas titullit

Shkëlqim Muça mendon se ekipi aktual i Tiranës nuk ka cilësi dhe ko shihet qartësisht. Në “Rubrika Sportive”, ai deklaroi se ekipi bardheblu ishte dukshëm i një cilësie shumë të dobët. Ai foli edhe për humbjen e Partizanit, duke treguar se motivimi ishte shumë i rëndësishëm në këtë pikë të sezonit dhe bëhej më e vështirë kur e fitoje shpejt titullin.

“Ishte ndeshje e rëndësishme për Tiranën për ta mbyllur punën e shpëtimit. Por natyrisht nga ajo që pamë në fushë nuk meritonte më shumë se sa mori. Në disa momente edhe mund ta kishte pësuar, paraqiti lojë të dobët, pa grinte, jashtë karakteristikave që ka Tirana. Edhe pa ngarkesën e tifozerisë, është skuadër e vakët, pa grinte e karakter.

Mund ta themi me plot gojë që është skuadra më e dobët e këtyre 30 minutave të fundit me cilësi. Unë kam qenë i ingranuar gjithë kohës në futboll dhe e them me bindje që është kështu, pastaj shpëton a nuk shpëton janë edhe dy javë, ka edhe dy ndeshje për ta përcaktuar.

Mungesë motivimi te Partizani? Gega ishte me fat, unë e kam fituar 11 javë para kohë titullin kur isha trajner dhe kemi bërë 9 humbje. Kjo është çështje motivimi, është në përgjithësi për të gjithë. Është shumë më e vështirë kur e ke marrë kampionatin dhe shumë ekipe kanë nevojë për pikët. Këtu te ne profesionalizmi nuk është në ato nivele e shkallë sa edhe mungesa e motivimit mund të quhet tolerim e penalizohet”, tha Muça. /vipsport.al/