Moviola e Jeminit: Arbitri gaboi te rasti i Abibit, dy golat e Teutës ishin pozicion jashtë loje

Kategoria Superiore po i afrohet fundit dhe ka hyrë në një fazë mjaft të nxehtë. Ai ka analizuar dy ndeshje te të cilat ka pasur polemika ku ishte fillimisht derbi e më pas ndeshja Skënderbeu-Teuta, e fituar nga bregdetarët.

“Rasti i portierit Abibi që rrëzon futbollistin e Partizanit, është faull dhe karton i verdhë për portierin por jo më shumë. Goli i Tiranës është në pozicion të rregullt edhe pse duket si pozicion jashtë loje. E mban mbrojtësi në lojë.

Teuta ka shënuar golin e parë në pozicion jashtë loje por janë raste që pozicioni jashtë loje është milimetrik. Edhe goli i dytë ka qenë pozicion jashtë loje. Mund të jetë e çuditshme se ka shënuar në dy pozicione jashtë loje por milimetrikë”, tha Jemini. /VipSport.al/