Moldavia publikon listën anti-Shqipëri, shpresa te dy yjet e Serisë A

Trajneri i përfaqësueses moldave të futbollit, Aleksandru Spiridon, ka bërë publike sot listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Shqipërisë që kjo përfaqësuese do të luajë në muajin qershor. Risia e madhe në listën prej 23 emrash është kthimi pas shumë kohësh i dy lojtarëve me shumë eksperiencë.

Pas thuajse dy vitesh, në radhët përfaqësueses moldave kthehet mbrojtësi Igor Armas, i cili nuk vishte fanellën e saj që nga shtatori 2017. Një tjetër lojtar që mungonte prej shumë kohësh është Aleksandru Suvorov. Mesfushori nuk ishte pjesë e përfaqësueses prej më shumë se katër vitesh e gjysmë.

Një mungesë e madhe është ajo e kapitenit Aleksandru Epureanu. Mbrojtësi 32-vjeçar është dëmtuar dhe do të mungojë në këto takime të qershorit. Shpresat e moldavëve janë te dyshja e futbollistëve që aktivizohen në Itali, Ionita i Kaljarit dhe i riu Damashçan i Torinos.

LISTA
Portierë: Aleksei Koshelev (Fortuna Sitard), Stanislav Namashko (Zeta), Dumitru Çeleadniç (Sherif Tiraspol)
Mbrojtës: Veaçeslav Posmaç (Sherif Tiraspol), Artiom Rozgoniuç (Sfintul George Suruçeni), Igor Armash (FC Voluntari), Dinu Graur, Sergiu Platiça (Milsami Orhei), Oleg Reabçiuk (Porto), Ion Jardan (Petroçub-Hinçeshti)
Mesfushorë: Katalin Çarp (FC Ufaa), Eugen Çebotaru (Sibir), George Anton (Sherif Tiraspol), Artur Ionita (Kaljari), Iaser Țurçan (Petroçub-Hinçeshti), Evgeni Oançea (Sherif Tiraspol), Aleksandru Antoniuç (Milsami Orhei), Radu Ginsari (Hapoel Haifa), Eugeniu Koçiuç (Sabail), Alexandr Suvorov (Sfintul George Suruçeni)
Sulmues: Vitalie Damashçan (Torino), Vladimir Ambros (Petroçub-Hinçeshti), Aleksandru Boiçiuç (Sfîntul George Suruçeni). /vipsport.al/