Miqësorja me Kosovën, Shqipëria U19 shpall listën e lojtarëve të grumbulluar

Trajneri i Shqipërisë U 19, Nevil Dede ka zyrtarizuar listën e të grumbulluarve për dy miqësoret ndaj moshatarëve të Kosovës. Të besuarit e Dedes do të grumbullohen më datë 30 maj në Durrës, teksa do të nisin edhe përgatitjet për ndeshjet me Kosovën.

Ndërkaq, dy sfidat do të luhen më datë 3 dhe 5 qershor. Takimi i parë është parashikuar të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit, teksa sfida e dytë do të luhet në kryeqytet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, të Prishtinës. Ndërkohë, nga trajneri Dede do të ketë të gatshëm 22 lojtarë për këto takime.

Dy sfidat ndaj Kosovës, kanë rëndësinë e tyre pasi më pas në muajin nëntor do të fillojnë kualifikueset dhe tekniku 44-vjeçar duhet të marrë përgjigje pozitive nga lojtarët.

Lista e futbollistëve të grumbulluar