Milani sheh Championsin dhe pret asist, Gatuzo përballë njeriut që i ka “nxirë jetën”

Milani do të provojë sot shansin e fundit për një biletë në Ligën e Kampionëve, ku përveç se i duhet që të fitojë ndaj SPAL-it në trasnfertë, duhet të shpresojë edhe që Interi e Atalanta të hedhin hapa të gabuar në ndeshjet e tyre.

Kuqezinjtë kanë një transfertë delikate por historia flet në anën e kuqezinjve, ose më saktë në anën e trajnerit Xhenaro Gatuzo. Ky i fundit, ka arritur të fitojë rregullisht ndaj trajnerit të SPAL-it, Leonardo Sempliçi. Dy trajnerët kanë pasur mundësi që të jenë përballë njëri-tjetrit disa herë me skuadra dhe në liga të ndryshme.

Kështu, Gatuzo numëron plot 4 fitore në 6 ndeshje të luajtura, ndërkohë që Sempliçi sheh vetëm një fitore. Një takim mes tyre, është mbyllur në barazim ndërkohë që skuadra e Sempliçit i ka shënuar 5 gola Gatuzos, karshi 11 golave që skuadrat e Gatuzos kanë shënuar. Këtë sezon, ndeshjen e parë e ka fituar Milani me rezultatin 2-1. /Erjon Allaraj-VipSport.al/