Milan apo Juventus? Talenti Tonali tregon se ku do ta vazhdojë karrierën

Breshia u ngjit në Serinë A, por disa nga lojtarët e saj janë mjaft të kërkuar në treg. Njëri prej është mesfushori Sandro Tonali, i grumbulluar nga trajneri Mançini edhe me kombëtaren italiane.

Tonali ka folur për “Sportitalia” në lidhje me të ardhmen e tij: “Krahasimet me futbollistët e mëdhenj? Më bëhet qejfi kur i dëgjoj, por kur kthehem në shtëpi dhe shihem në pasqyrë, jam përsëri Sandro Tonali.

E ardhmja? Nuk e di, sepse gjithçka ndryshon nga një ditë në tjetrën. Ajo që ka rëndësi për mua është që të bëj zgjedhjen më të mirë për karrierën time. Nuk mund të them as se do të shkoj te Milani dhe as se do të shkoj te Juventusi. Ndoshta qëndroj te Breshia dhe e bëj karrierën time aty’, – është shprehur Tonali, i cili në krah ka pasur mesfushorin kuqezi, Emanuele Ndoj. / Vipsport.al