Mesfushori i vendos kushte Çelsit: Largohem nëse nuk luaj titullar

Mesfushori i Çelsit, Loftus Çik ka qenë një nga zbulimet e sezonit, teksa 23-vjeçari ka kërkuar se nëse klubi do të rinovojë me të atëherë duhet t’i japë garanci se do të aktivizohet titullar dhe do të luaj me vazhdimësi.

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, ndër të tjera ka pasur oferta edhe nga Bajern Mynih, megjithatë preferon të qëndrojë në Londër gjithnjë nëse klubi i Roman Abramoviç dhe trajneri Sarri do të jenë të gatshëm për t’i plotësuar dëshirën mesfushorit. Edhe në këtë sezon, Loftus Çik i ka pasur minutat në dispozicion, mirëpo nuk e ka fshehur zhgënjimin sa herë është zëvendësuar apo nuk është aktivizuar. Duke parë këtë situatë, Çik ia ka bërë të qartë klubit anglez mendimin e tij.

Ndërkohë, vullneti i Çelsit është për ta mbajtur lojtarin në ‘Stamford Bridge’ duke qenë se janë të pezulluar nga UEFA për të transferuar futbollistë në 2 merkatot e ardhshme, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të veprohet para këtij kushti tekanjoz të mesfushorit britanik.

/EgiCabeli-VipSport.al/