Merret vendimi zyrtar për mbylljen e merkatos në Premier League

Premier League ka zyrtarizuar datën e mbylljes së merkatos së verës. Klubet mund të fillojnë lëvizjet që pas dy ditësh, më 16 maj, kur hapet zyrtarisht merkatoja. Lojtarët e federatave të tjera, me anë të sistemit TMS, mund të zbarkojnë në Premier League prej datës 11 qershor.

Merkatoja në Angli do të mbyllet, ashtu siç është vendosur që në nëntor të vitit të kaluar, më 8 gusht. Klubet ndërkohë do të kenë mundësinë të japin hua ose të shesin lojtarë në liga të tjera, ku merkatoja është ende e hapur. Bëhet fjalë për League One dhe League Two, ku merkatoja mbyllet më 2 shtator.

EFL ka vendosur për mbylljen e merkatos së Championship më 8 gusht, ashtu siç do të ndodhë me Premier League. / Vipsport.al