Mema flet hapur: Nuk di askush të gjuajë penallti, kemi edhe finalen e Kupës përpara

Pas fitores së rëndësishme në fushën e Laçit, trajneri i Tiranës, Ardian Mema, theksoi se para ndeshjes kishte kërkuar vetëm gjakftohtësi nga lojtarët e tij, të cilët ia dolën të merrnin 3 pikët. Më pas, Mema ka pranuar se askush në skuadrën e tij nuk di të gjuajë penallti dhe kjo e shqetëson para finales së Kupës së Shqipërisë:

“Gjatë gjithë javës kisha kërkuar nga skuadra që të ishte gjakftohtë. Na duhej të ishim të qetë, pasi dy ndeshjet e fundit na kishin dëmtuar. Duhej kaluar me sukses kjo ndeshje, që luhej në një fushë shumë të fortë, siç është kjo e Laçit. Të gjithë kemi qenë në stres dhe ka qenë e vështirë të riktheheshim te rezultatet pozitive. Tirana ka pasur oshilacione shpesh. Penalltitë? I kam provuar lojtarët dhe i kam thënë presidentit se nuk di të gjuajë askush.

Është për të qarë dhe për të qeshur. Problemi është ana psikologjike dhe kur kam parë si i gjuajnë, është hall i madh. Kemi edhe finalen e Kupës, që mund të shkojë me penallti. Është viti im i parë si trajner dhe të shohim për të ardhmen, të përfundojë një herë ky kampionat. Nëse do vazhdoj, dua të kem një projekt shumë të mirë. Laçi është shumë i fortë në linjat anësore dhe desha ta përballonim me lojtarë të fortë fizikisht. Mund të veprojmë edhe në të ardhmen për të luajtur kështu”, – tha mes të tjerash trajneri i Tiranës, Mema. / Vipsport.al

more recommended stories

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al