Mbyllet në Gjirokastër, Luftëtari përmbys Kukësin dhe i largohet fundit!

Mbyllet në Gjirokastër, Luftëtari përmbys Kukësin dhe i largohet fundit. Pjesa e parë është dominuar nga gjirokastritët që kanë dominuar. Kanë shënuar në të 5’ me Hantin dhe më pas kanë pasur edhe 3-4 raste për shënim. Ndërsa kuksianët shumë pak i janë afruar zonës gjirokastrite dhe golit.

Në pjesën e dytë, Kukësi e ka nisur më mirë. Fillimisht ka barazuar Rroca, e më pas është Kordeiro që ka realizuar golin e avantazhit për miqtë. Por, bluzinjtë nuk dorëzohen. Barazojnë me penallti, ku Shameti kap prej fanele Dungën në zonë dhe ky i fundit shënon nga pika e bardhë.

Më pas, është Rapo që me një kundërzbritje nga e majta e sulmit bluzi, gjuan diagonal dhe shënon golin e tretë dhje të fitores. Kështu, Luftëtari me fitoren e sotme është 5 pikë larg zonës së rrezikut, ndërsa Kukësi tashmë mendon vetëm finalen.

 

90+3′ Mbyllet sfida, fiton Luftetari 3-2!

81’Përmbys Luftëtari, Rapo nuk fal dhe çon bluzinjtë drejt fitores, 3-2!

72’ Penallti për Luftëtarin, e merr përsipër Dunga dhe nuk gabon. 2-2 në Gjirokastër!

69′ Ahmataj aktivizon edhe sulmuesin Oshafi.

64′ Del Et’hemi hyn Shameti te skuadra kuksiane.

59′ Del Hanti, hyn Celaj te Luftëtari.

58’ Kukësi në avantazh, Kordeiro shënon dhe në një zbritje të skuadrës së Gjokës dhe nuk fal, 1-2.

48’Barazon Kukësi, një zbritje në zonën mike, është Rroca, një ish-i Luftëtarit që shënon, 1-1.

46’ Nis pjesa e dytë e sfidës Luftëtari-Kukësi.

32’ Ndërrimi i detyruar për Gjokën, Shkurtaj dëmtohen, në fushë hyn Rroca

30’Provon Fili, “lirohet” bukur dhe “shkarkon” të djathtën e tij por Frashëri nuk lejon prekjen e rrjetës.

20’ Xhekson provon me të majtën, pozicion diagonal në hyrje të zonës topi kalon mbi traun e portës së Frashërit.

13’Tjetër mundësi e vendasve, Dunga jep një asist për Hysenin që gjuan direkt nga jashtë zone, por pret në pozicion Frashëri.

5’ Gol Luftëtari! Në një aksion të Luftëtarit, topi u gjuajtur nga Fili rikthehet në lojë nga kuksianët, aty përfiton Hanti që gjuan dhe shënon, 1-0.

1′ Nis takimi Luftëtari-Kukësi.

 

Formacionet zyrtare

Luftëtari: Ruçi, Demo, Neziri, Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Hyseni (Oshafi 69′), Hanti (Celaj 59′), Fili (Acka 80′), Dunga. Trajner: J.Ahmataj

Kukësi: Frashëri, Ethemi (Shameti 64′), Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Dzaria, Limaj, Çyrbja, Uilliam, Rexhinaldo, Shkurtaj (Rroca 32′). Trajner: E.Gjoka.