Mbyllet ndeshja në Ballsh, Bylisi feston trofeun me poker golash

Bylisi kishte arritur të siguronte matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore para disa javësh, ndërkohë që ditën e sotme luante takimin e fundit që shërben vetëm për statistikë, përballë Besës. Skuadra nga Kavaja ishte rivali i vetëm i ballshiotëve këtë sezon për të siguruar një vend në Kategorinë Superiore, por ndeshja e fituar pak javë më parë në tavolinë, rezultoi vendimtare.

Sa i përket takimit, ballshiotët nuk  e vunë për asnjë moment në dyshim triumfin teksa e mbyllën pjesën e parë në avantazhin  e tre golave. Fillimisht. Guindo hapi llogaritë në minutën e 2 ndërsa më pas Lamçja realizoi dy herë të tjera. Ndërsa fraksioni i dytë i lojës, nisi si i pari me gol, teksa këtë herë ishte Peposhi që realizoi pasi kishin kaluar vetëm 3 minuta lojë. Në vazhdim,Bylisi administroi rezultatin duke  embyllu takimin me shifrat 4-0.

Sot u ul edhe sipari në Grupin B ndërkohë që ditën e djeshme ishin luajtur ndeshjet e tjera. Në stadiumin e Bylisit kishte para ndeshjes ndërkohë që do të ketë festë edhe në përfundim, pasi të ngrihet lart trofeu i Kategorisë së Parë.

Bylis-Besa 3-0
Shënues: 2’Guindo, 13’Lamçja,45’Lamçja/ 48’Peposhi