Mbrojtësi titullar i Teutës ka probleme, rrezikon të humbasë sfidën me kampionët në fuqi!

Ditmar Bici mban peng skuadrën e Teutës dhe trajnerin Blendi Shkëmbi për ndeshjen e së shtunës ndaj Partizanit. Nga sa bëhet e ditur, mbrojtësi ende nuk është në 100% e formës së tij dhe ka një dëmtim të lehtë, por që në Durrës nuk duan që të rrezikojnë me lezhjanin.

Trajneri Blendi Shkëmbi do të vendosë vetëm ditën e sotme, pasi të konsultohet edhe me stafin mjekësor, nëse do ta grumbullojë dhe ta ketë të gatshëm Bicajn ose jo në sfidën ndaj të kuqve.

Gjithsesi, alternativat në mbrojtje nuk mungojnë, ndërsa me rikthimet e Avdylit dhe Traores, organika plotësohet për sfidën e radhës ndaj të kuqve.

Pritet që në Durrës, në këtë ndeshje do të ketë një numër të madh tifozësh, jo vetëm nga Durrësi, por edhe nga kryeqyteti që do të shoqërojnë skuadrën e tyre të zemrës, e cila u shpall kampione e Superiores në javën e shkuar.

E.S./Vipsport.al/