Mbrojtësi shtatlartë dëmtohet, Starova bën lëvizje te Laçi

Laçi duket se nuk gjen rehat në prag të sfidës me krutanët dhe aq më tepër lojtarët titullarë. Fati duket se nuk është me trajnerit Starova në ditët e fundit të përgatitjeve anti-Kastrioti.

Në prag të takimit të nesërm me Kastriotin, sipas asaj që raportohet nga kampi bardhezi, mbrojtësi Eglantin Gjoni, duket se është në dyshim për ta nisur si titullarë, por edhe për t’u grumbulluar në 18-she. Shtatlarti, ndër pikat kryesore të repartit difensiv, ka pasur një dëmtim gjatë stërvitjes së djeshme, ndaj pikëpyetjet për aktivizimin e tij janë shtuar.

Me mbrojtësin që është një nga pikat e forta të skuadrës kurbinase është angazhuar dhe po merret stafi mjekësor. Me shumë gjasa, Starova do të provojë dyshen Mersinaj-Toro në qendër, ndërsa për Gjonin do të pritet deri nesër për të parë rikuperimin e tij.

Pas dëmtimit të gjatë të Berishës, tashmë i rekuperuar, atij të Fangajt që vijon terapinë, largimit të djeshëm të Najdenov, i shtohet edhe dëmtimi i Gjonit.

E.S./Vipsport.al/