Mbrojtësi i Kombëtares i jep fund aventurës europiane, largohet nga klubi me sytë nga merkatoja

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga hapja e merkatos së verës, shumë futbollistë shqiptarë presin që të ndërrojnë ekip për të provuar që të bëjnë diçka ndryshe në skuadra të tjera pas një sezoni të gjatë. Një ndër to është edhe mbrojtësi nga Shkupi, Besir Demiri i cili i ka dhënë fund aventurës ukrainase.

Mbrojtësi i cili u grumbullua pak kohë më parë nga trajneri Kristian Panuçi nuk do të jetë më pjesë e Mariupolit në Ukrainë dhe këtë e kanë konfirmuar mediat në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë pikërisht emisioni “Java Sport” ai që ka bërë të ditur një lajm të tillë, me Demirin që është rikthyer në Shkup duke hedhur sytë tashmë nga merktaoja e verës.

Në drejtim të tij, ka oferta nga klube të ndryshme ku interes kanë shfaqur skuadra turke por jo vetëm. Kontrata e Demirit me klubin ukrainas, skadonte në muajin qershor megjithatë mbrojtësi i ka dhënë lamtumirën para kohe skuadrës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/