Mbape i ‘prish’ qetësinë Mesit, argjentinasit i duhen golat në ndeshjen e fundit të kampionatit

Mbape i ‘prish’ qetësinë Mesit, argjentinasit i duhen golat në ndeshjen e fundit të kampionatit

Lufta për trofeun e golashënuesit më të mirë në Europë dukej  e përfunduar teksa Lionel Mesi kishte krijuar një avantazh ndaj Kilian Mbapes, edhe prej pezullimit prej 3 ndeshjesh që mori sulmuesi francez.

Mirëpo, ‘pleshti’ nuk ia doli të shkëputej, ndërsa në mbrëmjen e djeshme pasi e shlye pezullimin, Mbape u rikthye në fushë duke shënuar një dygolësh në në fitoren 4-0 të PSG ndaj Dijonit, ndërkohë që francezët kanë edhe një ndeshje për të luajtur.

Dy gola që rihapin edhe njëherë tjetër garën për ‘Këpucën e Artë’, ndërsa tashmë argjentinasi ka një avantazh vetëm prej dy golash dhe në ndeshjen e sotme përballë Eibarit, e cila është e fundit për Barcelonën, Mesi duhet të shënojë me patjetër për të fituar trofeun në të cilën është rekordmen, pasi falë kalendarit fjalën e fundit do ta ketë Kilian Mbape.

/EgiCabeli-VipSport.al/