Mavraj të paktën nuk bie direkt, ndeshje play-off për të mbijetuar në Bundesligën 2

Mërgim Mavraj ka arritur objektivin minimal që kishte caktuar Ingolshtad për sezonin e rregullt në Bundesligën 2, ku situata doli jashtë kontrolli e klubi rrezikoi seriozisht që të binte në ligën e tretë. Edhe pse u mund sot 4-2 nga Haidenhaim, skuadra e Mavrajt arriti që të siguronte vendin e 16-të në renditje.

Duke qenë në luftë me Sandhausen, skuadra e Mavrajt edhe mund të evitonte rënien plotësisht nëse fitonte. Por përballë Haidenhaim mbrojtja e saj la shumë për të dëshiruar dhe ndonëse ktheu një disavantazh 0-2 në 2-2, ekipi pësoi gola shumë lehtësisht duke humbur këtë ndeshje me rezultatin përfundimtar 4-2.

Si rrjedhojë, Ingolshtad mbeti në vendin e 16 dhe Mavraj e shokët e tij duhet të përgatiten për ndeshjen vendimtare të javës së ardhshme ndaj Vehen Visbaden të Ligës së tretë e cila do të përpiqet që t’i rrëmbejë vendin në Bundesliga 2. /vipsport.al/