Maqedonia e Veriut publikon listën për kualifikueset, 6 shqiptarë pjesë e saj

Maqedonia e Veriut ka bërë publike listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjet që luan Polonisë dhe Austrisë pak ditë më vonë, ku të privuar nga shumë dëmtime, maqedonasit do të jenë me mungesa. Megjithëse disa futbollistë janë të dëmtuar dhe e kanë vënë në diskutim paraqitjen e tyre, sërish janë grumbulluar nga trajneri.

Në listën me 23 futbollistë, bie në sy fakti se ka 6 futbollistë shqiptarë të cilët aktivizohen në skuadra të ndryshme dhe 2 te Shkëndija e Tetovës. Egzon Bejtullai, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Ferhan Hasani dhe Arijan Ademi janë futbollistët të cilët janë grumbulluar për ndeshjet që Maqedonia luan këto ditë.

Një mungesë në listë është ajo e Jasir Asanit, ftesa te i cili duket se nuk ka mbërritur ende megjithëse ka pasur kontakte mes palëve. Maqedonia e Veriut luan në datën 7 qershor ndaj Polonisë dhe në datën 10 luan ndaj Austrisë ku të dyja ndeshjet i ka në shtëpi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/