Mançester Siti rrezikon pjesëmarrjen në Champions, shkak problemet financiare

Mançester Siti u shpall këtë fundjavë kampione e Anglisë për herë të 6 në historinë e klubit. Në këtë formë, ‘Qytetarët’ duhet të marrin rregullisht pjesë në vazon e parë të grupeve të Champions League për sezonin e ardhshëm. Mirëpo, çështjet financiare vazhdojnë të jenë një gangrenë për klubin nga Mançesteri, teksa UEFA ka vënë re një parregullsi financiare.

Bordi financiar i UEFA-s është mbledhur para dy javëve duke dalë në konkluzionin se rregullatorët financiarë ishin mashtruar, një fakt që do të shkaktonte lënien jashtë Ligës së Kampionëve Sitin në sezonin e ardhshëm. Këto të dhënë janë referuar nga media amerikane ‘New York Times’.

Ndërkaq, priten të reja në këtë javë për të mësuat të vërtetën e plotë.  E gjithë kjo ngjarje mund të çojë në skenarë të ndryshëm pasi pa pjesëmarrjen në Champions League, e cila është dhe objektiv i klubit, nga skuadra mund të largoheshin lojtarë të rëndësishme por edhe tekniku Pep Guardiola që ka pëlqimin e Juventusit.

/EgiCabeli-VipSport.al/