Mançester Junajtid ishte një zhgënjim, por Marsial mposht Mane dhe i gëzohet statistikës personale

Mançester Junajtid rezultoi një zhgënjim këtë sezon të Premier League teksa skuadra nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, duke lënë mënjanë arritje si ekip, statistikat individuale të lojtarëve në saktësinë e goditjeve në kuadrat nxjerrin deçiziv Antoni Marsial.

Futbollisti i ‘Djajve të Kuq’ ka statistikën më të mirë sa i përket goditjeve në portë dhe golave të shënuar duke lënë pas në këtë garë Sadio Mane, të Liverpulit. Marsial ka shënuar 10 gola, teksa i janë dashur 39 goditje në total. Ndërkohë, sulmuesit të Liverpul për të realizuar 22 gola iu deshën 87 goditje drejt portës.

Sigurisht, kjo lidhet edhe me faktin se sulmuesi francez nuk është aktivizuar njësoj sa Mane, pasi nuk ka qenë një titullar te Junajtid.  Ndërkohë, pjesë e kësaj renditje është edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili ishte pozicionuar në vendin e 6 të tabelës.

/EgiCabeli-VipSport.al/