Mançester Junajtid, gati 145 milionë euro për dy blerje të mëdha në mbrojtje dhe sulm

Mançesteri Junajtid dështoi totalisht sezonin e fundit, duke e mbyllur kampionatin në vend të gjashtë, pavarësisht shpenzimeve të mëdha në merkato. Dhe ky dështim ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit, që duket se janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me dy futbollistë mjaft cilësorë.

Sipas “Daily Mirror”, Mançester Junajtid është gati të shpenzojë rreth 145 milionë euro për dy blerje të rëndësishme. Objektivi i parë i “Djajve”, sipas prestigjiozes angleze, është mbrojtësi i Napolit,  Kalidu Kulibali. Mançesteri ka pasur gjithmonë probleme në mbrojtje dhe e ka të detyrueshme blerjen e lojtarëve me kualitet në këtë repart.

Blerja e dytë pritet të jetë ajo e sulmuesit anësor të Lilës, Nikolas Pepe, i kërkuar kohët e fundit edhe nga Bajern Mynih. Gjigantët angleze duket se këtë herë e kanë marrë shumë seriozisht dhe po nxitojnë për përforcimet. / Vipsport.al