Manaj gjen golin në Spanjë, ndihmon ekipin për t’u ngjitur në elitë

Viti 2019 nuk ka qenë në pritshmëritë e Rej Manaj. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, nuk ka marrë minutat e mjaftueshme në Segunda Division ku aktivizohet me skuadrën e Albasetes. Por në ndeshjen e sotme të skuadrës së tij në transfertë, 22-vjeçari ia doli të shënonte golin e parë dhe t’i hapte rrugë suksesit 3-2 të ekipit.

Manaj realizoi menjëherë në fillimin ne takimit, në minutën e 5, ndërsa u aktivizua për 58 minuta. Ishte një gol i rëndësishëm për futbollistin, duke llogaritur se ishte rrjeta e parë për vitin 2019. Manaj ishte autor i një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë të sezonit ndërsa pas një dëmtimi e humbi ndeshje pas ndeshje vendin e titullarit.

Ndërkaq, pas këtij suksesi ku meritë ka edhe Manaj, ekipi i Albasetes renditet në vendin e 3 të klasifikimit, vetëm 3 pikë pas dy skuadrave të renditura më lart, duke shpresuar për ngjitjen në La Liga.

/EgiCabeli-VipSport.al/