Maldini përshëndet De Rosin: Ke qenë gjithmonë një kapiten

Ditën e sotme, kapiteni i Romës, Daniele De Rosi deklaroi se do ta mbyllë në fundin e këtij sezoni aventurën me verdhekuqtë. Një jetë e kaluar në klubin kryeqytetas, një jetë e dedikuar Romës, por si çdo fillim e ka një fund.

Megjithatë, De Rosi njoftoi se nuk do të ndahet përfundimisht nga futbolli, teksa ndjen ende dëshire të luajë. Pas deklaratës së 35-vjeçarit, ka reaguar edhe legjenda e Milanit, Paulo Maldini. Maldini i cili ka tashmë një rol drejtuesi te Milani, është shprehur se nuk e priste këtë vendim, ndërsa shtoi se De Rosi ka qenë gjithmonë një kapiten.

“Herët ose vonë, mbyllet cikli i një futbollisti, por nuk e prisja. De Rosi ka qenë gjithnjë një shpirt i lirë dhe e di mirë se çfarë bën, edhe pse sigurisht kjo do të ketë qenë një zgjedhje e dhimbshme duke njohur dashurinë e tij për Romën. Si lojtar, ka qenë gjithmonë një kapiten në fushë, me shumë personalitet dhe teknikë, një nga futbollistët që kam admiruar më shumë”, tha Maldini.

/EgiCabeli-VipSport.al/