Lushkja: Kukësi më i mirë, por Partizani është me meritë i pari

Regi Lushkja mendon se Partizani është me meritë kryesues i Superiores. Sipas tij, të kuqtë e meritojnë titullin, por në “Rubrika Sportive” ai insistoi se kishte një ekip i cili sipas tij ishte më i mirë se Partizani.

“Të them të drejtën, çdo ekip ka grupin e vet, kanë grup të mirë Partizani e Kukësi që kanë qenë ekipet më cilësore të kampionatit. Por edhe ekipet e tjera kanë pasur pak a shumë oshilacione.

Mendoj që ka një diferencë pak më të lartë Kukësi, por është cenuar nga fusha që nuk ka luajtur asnjë ndeshje në fushën e saj. Por gjithsesi Partizani ka bërë një kampionat shumë të mirë nga fillimi në fund, e ka parë si finale çdo ndeshje, por është me meritë këtu.

Tirana? Me këtë fitore ka hedhur hap pozitiv shumë të mirë, Kastrioti ka ekip shumë të mirë me lojtarë të rinj, me trajner që nga ekip duke rënë e ktheu të jenë konkurrues”, tha futbollisti i Laçit. /vipsport.al/