

Shqipëria U19 ka dy ndeshje miqësore pak ditë më vonë ndaj Kosovës dhe në prag të këtyre dy ndeshjeve, trajneri Nevil Dede ka nisur të grumbullojë futbollistët. Kështu, ka mbërritur ftesa në zyrat e klubit të Lacios për një tjetër talent që aktivizohet me Lacio Primavera.
I ftuar me U19 e Shqipërisë do të jetë Galip Arapi i cili vetëm pak ditë më parë arriti të rikthehej në Serinë A italiane me skuadrën e të rinjve. Mesfushori i Lacios shihet si një talent premtues që në të ardhmen mund t’i shërbejë edhe Shqipërisë U21.
Te të rinjtë e Lacios, Arapi është kthyer në element të rëndësishëm, por një dëmtim i pësuar nuk e ka lejuar që të ketë më shumë minuta këtë sezon. Sezonin e ardhshëm që luan edhe në Serinë A për të rinj, pritet që të hedhë hapin e madh në karrierën e tij. Në të kaluarën, Arapi ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Shqipëria U17. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Sfidë e veçantë për Skënderbeun në Laç, do ta luajë pa trajner
Skuadra e Skënderbeut nuk po noton.
Iliria në merkato, rikthen dy lojtarë me eksperiencë
Iliria në Kategorinë e Dytë ka.
Jo vetëm merkato, Partizani ka gati edhe Çinarin në derbi
Jo vetëm hapja e merkatos, por.
Vetëm një javë në Ballsh, braziliani zgjidh marrëveshjen me Bylisin
Braziliani Neto Markolino është futbollisti i.
Leave a Comment